Bota

Këshilltarë komunalë në Moskë e Shën Petersbug me peticion për shkarkimin e Putinit

Përfaqësues nga 18 rrethe të Moskës dhe Shën Petersburgut në Rusi, kanë nisur një peticion për shkarkimin e presidentit të tyre Vladimir Putin për shkak të luftës në Ukrainë.

Peticionin e kanë firmosur 18 përfaqësues lokalë nga këto dy qytete, më të mëdhatë në Rusi, dhe letra është bërë publike nga Ksenia Torstrem, këshilltare komunale në rrethin e Shën Petersburgut.

“Teksti i peticionit është konciz dhe nuk diskrediton askënd. Nëse jeni përfaqësues lokal dhe dëshironi të bashkoheni, jeni të mirëpritur”, thuhet në përshkrimin që Torstrem ka lënë në Twitter të hënën, ndërkohë e ka shoqëruar edhe me fotot e dy fletëve të peticionit, një për arsyen dhe një për nënshkrimet.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

“Ne, përfaqësuesit komunalë të Rusisë, besojmë se veprimet e Presidentit V. Putin dëmtojnë të ardhmen e Rusisë dhe qytetarëve të saj. Ne kërkojmë dorëheqjen e Vladimir Putin nga posti i presidentit të Federatës Ruse!”, thuhet në deklaratë.

Ndërkohë numri i këshilltarëve që kanë firmosur peticionin online, të martën ka shkuar në mbi 40.

Kremlini ka shtypur çdo protestë dhe ka shuar çdo zë kritike, sidomos që nga nisja e luftës në Ukrianë. Sipas mediave, janë arrestuar mbi 16 mijë aktivistë që kanë kritikuar luftën. Po ashtu, ka mbyllur edhe shumicën e mediave kritike të pushtetit të tij, transmeton Koha.

Lexo më shumë  Trumpi ndryshon deklaratën, tani thotë se Rusia ka pushtuar Ukrainën

Peticioni i përfaqësuesve lokalë të këtyre dy qendrave të mëdha në Rusi përben kritiken më të madhe të brendshme që nga nisja e luftës më 24 shkurt, e që Moska e quan “operacion special”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *