KryesoreLajme

Këshilli Prokurorial i Kosovës po vazhdon të dëshmojë se nuk është i pavarur, por i lidhur me interesa të vjetra që i tremben reformës në drejtësi

Nga Vigan Qorrolli

Këshilli Prokurorial i Kosovës po vazhdon të dëshmojë se nuk është i pavarur, por i lidhur me interesa të vjetra që i tremben reformës në drejtësi.

Deklarata e sotme, ku kryeministri Albin Kurti cilësohet ‘Kryeministër në detyrë’, është një tentativë e hapur për të krijuar konfuzion politik dhe për t’i delegjitimuar institucionet shtetërore. KPK nuk ka mandat të merret me vlerësime politike, por me forcimin e drejtësisë. Me këtë qasje, ky institucion po konfirmon arsyet pse reforma në sistemin prokurorial është më e nevojshme se kurrë.

Lexo më shumë  Kaja Kallas: Putini nuk do ndalet me Donbasin, pastaj radhën e ka e tërë Ukraina

Nuk është hera e parë që KPK del nga mandati i tij ligjor dhe tenton të mbrojë sistemin e vjetër të pandëshkueshmërisë.

Ata që e përdorin drejtësinë si mjet politik duhet ta dinë se koha e tyre ka mbaruar. Kosova ka nevojë për një sistem të drejtësisë që u shërben qytetarëve, jo atyre që duan ta mbajnë peng këtë vend!

Rruga Press

Lexo më shumë  Lansohet ankandi i parë konkurrues për energji me erë deri në 100 MW
YouTube player