Bota

Këshilli i Sigurimit të OKB-së: “Thellësisht i shqetësuar”

Këshilli i Sigurimit të OKB-së, dy muaj pas marshimit të Rusisë në Ukrainë ka rënë dakord për herë të parë në një pozicionim të përbashkët në lidhje me luftën. Instanca më e lartë e OKB-së deklaroi njëzëri, madje edhe me miratimin e vendit sulmues, Rusisë, se ekziston një “shqetësim i thellë” për konfliktin në Ukrainë. Në të njëjtën kohë Këshilli i Sigurimit vlerësoi përpjekjet për ndërmjetësim të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.

Lexo më shumë  Sulmi rus në Gjermani, një prej autorëve hyri në zonën Shengen me vizë italiane

Do të rivihet në lëvizje diplomacia?

Kjo deklaratë shihet si deklarata më e dobët e mundshme e kësaj instance, por edhe si një shenjë shprese, që të vihet në lëvizje diplomacie në OKB. “Pas takimit të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, me presidentin rus, Vladimir Putin ky është një sinjal, se Rusia dhe perëndimi janë të gatshëm t’i japin Guterres një shans për diplomacinë e ecejakeve”, tha eksperti i OKB-së” Richard Gowan nga thinktanku Crisis Group.

Rusia pas marshimit në Ukranë i kishte penguar të gjitha nismat e Këshillit të Sigurimit në lidhje me luftën me veton e saj. Diplomatët perëndimorë flasin për ndarje të thella në komunikimin e përditshëm me përfaqësuesit e Moskës. Në Këshillin e Sigurimit bëjnë pjesë 5 anëtarë të përhershëm dhe fuqi me veto, SHBA, Rusia, Kina, Franca dhe Britania e Madhe, si edhe 10 vende me vend jo të përhershëm./ DW

Lexo më shumë  Sulmi ndaj aeroportit të Leipzigut: Gjermania identifikon dy persona të lidhur me Rusinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *