Lajme

Këshilli i Ambasadorëve: Stoltenberg, i qartë për këdo që provokon skenare destabilizuese për Kosovën

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë tha në një deklaratë se mesazhet e Sekretarit Stoltenberg të NATO-s janë një sinjal i qartë dhe kuptimplotë për këdo që synon të provokojë skenare destabilizues për Kosovën dhe rajonin tonë.

“Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) përshëndet takimet e zhvilluara mes Sekretarit të Përgjithshëm të NATO, me Kryeministrin e Republikës së Kosovës z.Albin Kurti dhe Presidentin e Republikës së Serbisë z.Aleksander Vuçiç, duke i paraprirë takimit të BE – thuhej në deklaratë.

“KASH vëren se mesazhet e Sekretarit Stoltenberg janë një sinjal i qartë dhe kuptimplotë për këdo që synon të provokojë skenare destabilizues për Kosovën dhe rajonin tonë.

Lexo më shumë  Si shërbenin institucionet fiktive serbe në Kosovë për të tërhequr para nga buxheti

KASH u bën thirrje autoriteteve të Kosovës dhe Serbisë që të ripërtërijnë angazhimin e tyre në kuadër të dialogut, dhe të punojnë me vendosmëri për arritjen e një marrëveshje përfundimtare për stabilizimin e marrëdhënieve politike dhe njohjen reciproke në mes të dy shteteve, si premisa me e mirë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në rajon dhe Europe.

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shpreh keqardhjen që marreveshjet e arritura deri tani ndërmjet dy vendeve nuk kanë gjetur zbatimin e premtuar, duke ushqyer rritjen e mosbesimit dhe të tensioneve përkundër qëllimit të këtij dialogu.

Lexo më shumë  Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës/ Sot seanca e fundit plenare, qytetarët protestojnë para Kuvendit: Nuk na përfaqëson parlamenti i krimit

KASH thekson rëndësinë që ka rivitalizimi i dialogut që po zhvillohet me mbeshtetjen e BE dhe ShBA-ve, dhe veçanërisht angazhimi vullnetmirë i të dy paleve për të arritur një marrëveshje përfundimtare që do t’i jepte fund agonise së pasigurisë dhe do të nxiste përparimin e të dy vendeve dhe gjithë rajonit drejt integrimit europian”, përfundon deklarata e KASH.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *