Lajme

KESH shpenzon 800 mijë lekë në vit për të monitoruar mediat

Korporata Energjetike Shqiptare do të harxhojë 800 mijë lekë për të monitoruar gazetat, portalet dhe televizionet.

Për këtë arsye KESH ka hapur një tender i cili ka për qëllim monitorimin e mediave lidhur me lajmet që pasqyrojnë aktivitetin e Korporatës.

Tenderi i KESH

Kontrata ka një afat njëvjeçar dhe kompania fituese ka për të detyre të monitorojë 25 faqe uebi në territorin e Shqipërisë, të gjitha gazetat dhe revistat si dhe 8 televizione.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani nga Kopenhagen: Zbatimi paralel i marrëveshjeve me Serbinë, kusht për dialog të besueshëm

Interesi i KESH fokusohet në monitorimin e lajmeve të ekonomisë, kronikës dhe ato ndërkombëtare. Gjithashtu, KESH ka në fokus edhe titrat e televizioneve informative që kanë të bëjnë me korporatën drejtpërsëdrejti apo në mënyrë të tërthortë.

Korporata do të monitorojë edhe emisionet investigative që në fokus do të kenë punën këtij institucioni.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *