Lajme

KESH blen energji në euro, monedha evropiane forcohet ndaj lekut shqiptar

Nga Erblina Mile

Monedha evropiane ka nisur vlerësimin ndaj lekut. Të dhënat e kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë tregojnë  se ditët e fundit një euro ka qëndruar në nivelin e 117-117.5 lekëve duke pësuar një rritje me gati  1.5 pikë në krahasim me mesataren e korrikut.

Agjentë të kursit të këmbimit theksojnë se kjo situatë është e ndikuar nga blerjet e energjisë nga KESH e cila kryhet në euro duke ndikuar, në nivelin e monedhës evropiane e cila është në qarkullim në tregun shqiptar. Vetëm për 2 ditë Korporata Elektro-energjitike bleu 7.6 milion euro energji për të furnizuar vendin ndërsa që prej janarit është importuar 260 milion euro. Por një tjetër efekt në këtë vlerësim të monedhës euro  sipas ekspertëve mendohet se vjen edhe nga prurjet informale në treg.

Lexo më shumë  Ndalohen dy rus në Jarinjë

Këto janë disa nga shkaqet që kanë zhvlerësuar lekun  ndaj euros në një kohë që prurjet e turizmit kanë qenë në nivelet më të larta që prej periudhës së pandemisë.

Duke marrë shkasë nga nevojat e vendit për blerje energjie por edhe fakti që jemi drejt fundit të sezonit turistik parashikohet që monedha evropiane të vijoj të forcohet gradualisht gjatë pjesës së mbetur të gushtit dhe shtatorit.

Euro e fortë pritet të ndikoj në një tjetër shtrenjtim të çmimeve pasi vendi ynë pjesën më të madhe të produkteve ushqimore e importon.

Lexo më shumë  Qeveria e Kosovës merr vendimin për pajisjen e serbëve të Kosovës me patentë shoferi RKS

Gjatë korrikut euro pësoi një zhvlerësim rekord kundrejt lekut duke pësuar një rënie me 4.4% në krahasim m  me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar .

Ndërkohë dollari amerikan ka pësuar  forcim ndaj monedhës shqiptare. Tashmë një dollar po shkëmbehet me 116.15 lekë.

KURSI MESATAR I KËMBIMIT EURO-LEKË

2 GUSHT                     116.61 LEKË

3 GUSHT                       116.76 LEKË

8 GUSHT                      116.81 LEKË

12 GUSHT                    117.22 LEKË

17 GUSHT                    117.18 LEKË  /abcnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *