Lajme

“Kërkojmë hetim, çmim tavan dhe heqje taksash”, Ervin Goci flet nga protesta: Individi privat kërkon të shkatërrojë shtetin

Pedagogu Ervin Goci ka folur nga protesta e thirrur para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

Goci deklaroi se protestuesit kërkojnë hetim, çmim tavan, heqje taksash dhe thyerje monopolesh.

Ai theksoi se duhet një kompani publike që konkurron në treg dhe mban nën kontroll çmimin e naftës duke shtuar se nuk duhet lejuar që individi privat të shkatërrojë shtetin.

Lexo më shumë  “28 Nëntori na bashkon”, Kurti uron nga Vlora

“Çfarë kërkojmë ne. Po i them me fjalë kyçe. Ne kërkojmë hetim, kërkojmë çmim tavan, heqje taksash, thyerje monopolesh.

Ne kërkojmë një kompani publike që konkurron në treg që mban në kontroll çmimin. Këtu individi privat kërkon të shkatërrojë shtetin. Shteti është i joni. Është i gjithi i përbashkët”, deklaroi Ervin Goci.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *