KryesoreOpinion/Aktualitet

Kërkohet mesazh bashkimi i frontit qytetar, kërkohet pjekuri, kërkohet qëndresë, përballë këtij bukëshkali që urren rrënjët e veta dhe tokën që e polli

Shkruan Iva Grillo

Është bërë e qartë si drita e diellit që Kryeministri shqiptar e përçmon dhe urren popullin e vet.

Nuk ka nevojë të jesh as psikolog e as psikiatër për të kuptuar “fillin” që ka përshkuar qeverisjen dhe komunikimin të tij publik: ushtrimi i supremacisë së tij mbi qytetarët që ai e sheh si inferiorë, të pagdhendur, që e meritojnë zhvatjen, talljen e gënjeshtrën.

Kjo mendësi apo sindromë e kombinuar me natyrën e tij prej matrapazi spjegon edhe vizionin që ai ka për mallin e pronat e shqiptarëve të cilat ai i ka nxjerrë në ankand.

Lexo më shumë  Gola në Asamblenë e KiE: Specialja nuk vërtetoi pretendimet e Dick Martyt, besojmë se Apeli do t’i rrëzojë akuzat tjera

…ndërsa popullin e vet e ka projektuar veç në rolin e hyzmeqarit, të zhveshur nga pasuritë dhe nga guximi për të kërkuar të drejtën e vet.

Evropa e njeh…e di tashmë mirë me kë ka të bëjë, por është në ujëra të turbullta politike dhe mesa duket ka bërë dhe pazaret e veta me këtë matrapaz par excellence.

Ndaj sfida e madhe mbetet e shqiptarëve.

Lexo më shumë  PPP-të marrin 1 miliard euro nga shteti, gati gjysma e kontratave të koncesioneve janë nën hetim nga SPAK-u

Zvërneci është veç akti i radhës i zhvatjes dhe denigrimit të qytetarëve, por mund të jetë pika që derdh gotën e mbushur prej vitesh.

Kërkohet mesazh bashkimi i frontit qytetar, kërkohet pjekuri, kërkohet qëndresë… përballë këtij bukëshkali që urren rrënjët e veta dhe tokën që e polli!

YouTube player