Lajme

Kërkesat për azil në BE, rreth 2 mijë shqiptarë aplikuan për herë të parë në 6 muajt e parë 2021

Pandemia nuk po ndal, e madje as po frenon largimet masive nga vendi. Gati 2 mijë shqiptarë aplikuan për azil në një nga 27 vendet e Bashkimit Europian në 6 muajt e parë të vitit.

Sipas të dhënave nga Zyra Europiane për Azilin shifra e lartë e azilkërkueseve, që shpeshherë tejkalon edhe numrin e banorëve të një fshati, ku shpopullimi ende nuk ka nisur, iu drejtua kryesisht Francës, Greqisë dhe Gjermanisë.

Lehtësimi i masave kufizuese në pikat kufitare, duket se kanë ndikuar në “rigjallërimin” e fenomenin negativ, i cili ka marrë përmasa shqetësuese në dekadën e fundit.

Lexo më shumë  Shtyrja e regjistrimit të popullsisë deri më 24 maj, ASK tregon procedurat që duhet ndjekur

Vetëm në muajin qershor, në BE u paraqitën 460 kërkesa për azil nga shtetas shqiptarë, nivel ky më i larti i shënuar që prej shkurtit të vitit 2020.

Ndërkohë që gjatë muajve paraardhës luhatjet në numrin e azilantëve shqiptarë në Europë kanë qenë të dukshme, rritja e shifrave gjatë qershorit duket shqetësuese.

Me pandeminë shifrat u ulën në mënyrë drastike, deri në 66 kërkesa për herë të parë gjatë majit të vitit të shkuar.

Lexo më shumë  Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet në Kosovë ndikuan te siguria në rajon, dërguam 1,000 trupa

Shifrat tregojnë gjithashtu se Shqipëria është vendi i tretë në Europë pas Gjeorgjisë dhe Turqisë sa i përket numrit të azilantëve gjatë qershorit në Europë.

Më herët EUOSTAT raportoi se gjatë vitit të shkuar, teksa shumicën e kohës kufijtë u mbyllën, më shumë se 5 mijë shqiptarë aplikuan për herë të parë për azil në BE dhe Zvicër./a2news/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *