Bota

Kërkesa të reja për vaksinim në SHBA

Rregullat e reja të nxjerra nga Qeveria amerikane kërkojnë që dhjetëra miliona amerikanë, që punojnë në kompani me 100 ose më shumë punonjës, të vaksinohen plotësisht kundër koronavirusit deri në fillim të vitit 2022 ose të testohen çdo javë.

Rregullat, që do të hyjnë në fuqi më 4 janar, do të zbatohen për rreth 84 milionë punëtorë në biznese të mesme dhe të mëdha.

Ato do t’i detyrojnë kompanitë të kërkojnë që punëtorët e pavaksinuar të rezultojnë negativë për koronavirusin së paku një herë në javë dhe të mbajnë maskë gjatë punës.

Lexo më shumë  Banka Botërore paralajmëron: Lufta në Iran do shkaktojë rritje rekord të çmimeve të energjisë

Rregulla më të rrepta do të zbatohen për 17 milionë njerëz të tjerë që punojnë në shtëpi të pleqve, spitale dhe vende të tjera të kujdesit shëndetësor.

Ata nuk do të kenë opsionin e testimit – ata do të duhet të vaksinohen ose të humbin punën e tyre.

Disa guvernatorë republikanë thonë se Shtëpia e Bardhë po e tejkalon autoritetin e saj dhe janë zotuar se do t’i luftojnë në gjykatë rregullat e reja.

Lexo më shumë  Përzierja energjetike e BE-së/ Kriza zhvendos ekuilibrin mes energjisë bërthamore dhe burimeve të rinovueshme dhe sigurisë

Në Shtetet e Bashkuara, aktualisht, afro 60 për qind e popullatës është e vaksinuar plotësisht kundër koronavirusit.

Ky vend ka regjistruar mbi 751,000 viktima dhe mbi 46 milionë raste të të infektuarve.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *