KryesoreLajme

Kërkesa qesharake e Vuçiqit, do të kërkojë që nga deklarata e Samitit për Ukrainën të hiqet deklarimi për sanksionet ndaj Rusisë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të kërkojë që nga teksti i deklaratës së Samitit “Ukrainë – Europa Juglindore” në Tiranë të hiqet pjesa e sanksioneve ndaj Rusisë dhe po ashtu fjalët “ndikimi malinj i Federatës Ruse në vendet e rajonit”, raporton “B92”.

Vuçiqi po ashtu thuhet se do të kërkojë që në tekst të mos shkruhet “vendet”, por “gjashtëshja e Ballkanit Perëndimor”.

Lexo më shumë  Rama nuk di ku të çojë paratë/ Sufiçiti i buxhetit arrin në mbi 720 milionë euro

Vuçiq para gazetarëve ka thënë se ka disa propozime për deklaratën.

“Ne kemi disa propozime për një deklaratë, ta shohim… E vetmja gjë që mund të them është se do t’i përmbahem parimeve të miratuara nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Republikës së Serbisë dy vjet më parë”, tha Vuçiq.

YouTube player