Lajme

Kërcënohet pronari serb i lokalit që strehoi gazetarët në Zveçan

Pronari serb i lokalit që strehoi gazetarët në Zveçan të hënën, Mladen Peroviq, është kërcënuar.

Ai u ka thënë mediave të mërkurën se është kërcënuar për faktin se ka strehuar gazetarët.

Kryetari i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, Xhemajl Rexha, pati njoftuar se falë ndihmës së Peroviqit kishin arritur që të gjithë gazetarët të përcillen sigurt nga Zveçani.

Lexo më shumë  Maqedonci e Jashari në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Kanada

Gazetarët kishin mbetur të ngujuar brenda objektit komunal të Zveçanit në ditën e parë të kësaj jave, pas sulmeve të njëpasnjëshme të serbëve që kishin dalë në protesta. /koha.net/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *