KryesoreLajme

Kërcënohet me jetë gazetari Osman Stafa, për denoncimet tek Onkologjiku i Tiranës

Pas serisë së denoncimeve mbi mungesat e ilaçeve, pajisjeve dhe abuzimet me pacientët në Spitalin Onkologjik, gazetari i News24, Osman Stafa, është bërë shënjestër e një mesazhi kërcënues.

Kërcënimi, i ardhur nga një adresë anonime në rrjetet sociale, përdorte gjuhë fyese e vulgare dhe i kërkonte gazetarit të mos shfaqej më në ambientet e Onkologjikut dhe të ndalonte raportimet mbi korrupsionin në këtë institucion.

Menjëherë pas marrjes së mesazhit, Stafa ka depozituar një kallëzim penal në Policinë e Shtetit, duke e cilësuar rastin si “kërcënim për shkak të detyrës”. Autoritetet kanë nisur hetimet për identifikimin e personit që fshihet pas adresës anonime dhe motivet e tij.

Lexo më shumë  Nuk është problem për Ramën kur e miklon vetë Greqinë dhe e lejon ministrin grek të flasë për minoritet në Himarë

Pavarësisht presioneve, gazetari Osman Stafa deklaron se nuk do të tërhiqet nga investigimet për gjendjen alarmante në Onkologjik. Ai thekson se çdo kërcënim vetëm sa e forcon vendosmërinë e tij për të nxjerrë në dritë abuzimet që rëndojnë mbi pacientët e prekur nga sëmundjet tumorale.

Prej vitesh, Stafa ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme problemet e thella të sistemit onkologjik: mungesën e brakiterapisë, një shërbim jetik për pacientet me tumore gjinekologjike, mungesën e PET-scanit, të domosdoshëm për diagnostikimin e saktë; mungesat e përsëritura të ilaçeve të kimioterapisë, si edhe raste të rënda abuzimi dhe korrupsioni nga personeli mjekësor, përfshirë trafikimin e biopsive drejt laboratorëve privatë.

Lexo më shumë  “Shqipëria nuk është në shitje!”/ Nis protesta e tretë e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec
YouTube player