KryesoreLajme

Kërcënimi me bombë në Kuvendin e Kosovës, Policia del me njoftim zyrtar

Policia e Kosovës ka njoftuar lidhur me evakuimin e deputetëve nga ndërtesa e Kuvendit pas prnaimit të një informate për mjet shpërthyes.

Policia e Kosovës bëri të ditur për mediat se sot, më datë 05.07.2025 në orët e paradites është pranuar një informatë (me sms), për një kërcënim me mjet shpërthyes në objektin shtetëror të RKS-së.

Lexo më shumë  Ajeti: Aquarium Berlin përfshin Kosovën si shtet të pavarur në platformën e saj, pas reagimit të qytetarëve dhe ndërhyrjes diplomatike

“Me të pranuar informatën, janë angazhuar njësitë kompetente policore, të cilat fillimisht kanë bërë perimetrin e sigurisë dhe kanë evakuuar personat nga objektet.

Policia e Kosovës, ka njoftuar prokurorinë kompetente dhe hetuesit policorë të cilët së bashku me njësitë dhe ekspertët përkatës për deminim, janë duke marrë veprimet e duhura të kontrollit në objekt”, thuhet në njoftim.

Rruga Press

Lexo më shumë  Gjobat dhe regjistri policor - Studentët çojnë në Kushtetuese tre akte të qeverisë: Synojnë të na heqin të drejtën për të protestuar dhe kundërshtuar padrejtësinë
YouTube player