Lajme

Kërcënim me bombë në Aeroportin e Adem Jashari

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” ka pranuar një kërcënim tjetër me bombë të enjten.

Policia ka njoftuar se menjëherë ka dalë në vendngjarje, duke ndërmarrë masat e nevojshme për ta siguruar lokacionin, derisa ka evakuuar edhe personat që ndodheshin në aeroport.

“Bazuar në informacionet e pranuara, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme policore në funksion të trajtimit dhe hetimit të këtij rasti, duke angazhuar njësitet relevante policore, përfshirë ato për trajtimin e materieve shpërthyese dhe njësitin me qenë (K-9). Policia e Kosovës, po ashtu ka ndërmarr veprime konkrete duke evakuuar personat/qytetarët në perimetrat e sigurisë, përderisa do të vazhdojë angazhimin e saj në bashkëpunim dhe koordinim edhe me institucionet tjera relevante”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Skënder Myrtezani: Po punojnë për riatdhesimin nga SHBA-ja të eshtrave të Fan Nolit, absurde heshtja e Kuvendit të Shqipërisë

Dy javë më parë Aeroporti kishte marrë një kërcënim tjetër me bombë, i cili më pas ka rezultuar se ishte i rremë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *