Këngëtari ukrainas lë muzikën për të luftuar si vullnetar i ushtrisë
Një anëtar i një grupi të njohur rock dhe pop në Ukrainë të quajtur Boombox ka postuar video që e tregojnë atë të veshur me rrobe të ushtrisë, duke mbajtur një armë dhe duke kënduar në rrugët e Kievit.
Andriy Khlyvnyuk (@andriihorolski) mendohet të jetë vullnetar në mbrojtje kundër forcave ruse që avancojnë.
Dje ai postoi një video në llogarinë e tij në Instagram ku e tregon atë duke qëndruar në një rrugë të shkretë, me duar të mbështetura në armën e tij dhe duke kënduar një këngë emocionuese ukrainase.
Grupi mendohet të jetë i njohur edhe në Rusi, por nuk kanë performuar atje që nga aneksimi i Krimesë në 2014.
Z. Khlyvnyuk është në mesin e një vargu njerëzish të profilit të lartë si atletë, deputetë dhe personalitete të tjera të famshme që janë zotuar t’i bashkohen përpjekjeve të rezistencës.
Rruga Press