Lajme

“Kemi parë vetëm një status në Facebook”, Sela për Rexhepin: Rëndësi ka të jetë i sigurt

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela në një konferencë për mediat ka bërë të ditur se mazhoranca ka për momentin 59 vota, kurse opozita 60 të tilla.

Sipas kryetarit të ASH-së, është shqetësues fakti që Kastriot Rexhepi nuk ndodhet fizikisht për ta dhënë deklaratën që nuk do të jetë i pranishëm në seancën e sotme plenare për rrëzimin e qeverisë.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Por, shton Sela, më e rëndësishmja është siguria e deputetit.

“Unë nuk dua të paragjykoj se çka ndodhi me Kastriot Rexhepit deri sa ne kemi vetëm një status në Facebook dhe nuk kemi parë paraqitje me zë dhe me figurë për të dalë për qëndrimin e tij, pavarësisht qëndrimit për shkak se gjithsecili ka mendimin e vet”, tha Sela.

Sela shtoi se për këtë situatë të krijuar duhet të jenë të shqetësuar qytetarët të cilët, siç thotë ai, kanë “njerzillëk brenda vetes dhe janë njerëz.”

Lexo më shumë  Kurti: Kosova sot është shumë më mirë sesa qe e gjetëm në pranverës e vitit 2021

“Ata që i zgërdhihen këtij fakti nuk janë njerëz”, tha Sela duke shtuar se ai si njeri është i shqetësuar deri në momentin që Kastriot Rexhepi nuk shpreh qëndrimin e tij fizikisht.

Sela tha se lista ende nuk ka përfunduar dhe sipas rregullores interpelanca do të zgjasë deri në mesnatë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *