Kemi dhënë, falur, shitur Shën Naumin, Kosovën, troje që janë tani në Mal të Zi, Maqedoni, Greqi, Serbi. Përse mendojmë se me Zajednicën do ngopet agresori?
Nga Bekim Qoku
Appeasement është koncepti që bën fjalë për pacifikimin apo paqëzimin e një konflikti, duke i falur, duke i dhënë diçka palës agresore, palës më të fortë në dëm të palës së dhunuar, palës më të dobët.
Një profesor historie na thoshte: çdo udhëheqës shqiptar, gjatë historisë së shtetit shqiptar, ka falur diçka, ka dhënë, ka shitur diçka nga të mirat e trupit të territorit shqiptar për hir të appeasement, paqëzimit dhe me qëllim për vazhduar drejtimin e shtetit, për të mbetur në pushtet. Varet, thoshte ai, vetëm sa i lartë/ulët ka qenë çmimi.
Kemi dhënë, falur, shitur Shën Naumin, Kosovën, troje që janë tani në Mal të Zi, Maqedoni, Greqi, Serbi.
Në kohën e re, i kemi falur 2500 hektarë tokë M. së Veriut, det Greqisë, 8200 hektarë Malit të Zi, nënshkruam faljen e një pjese të Ujmanit etj. Tjetër, pranuam veton serbë, pranuam Planin Ahtisari, pranuam vende të garantuara në parlament, gjuhën serbe zyrtare, pranuam eksterritorialitetin e kishave dhe manastireve.
Të gjithë këto të mira të tokës kombëtare që janë falur/dhënë apo shitur, të gjithë këto koncesione dhe lëshime janë bërë vetëm për ta qetësuar kënaqur dhe në fund për ta ngopur agresorin që në fund të arrihet paqja. Por historia po na thotë që agresori duket se nuk po ngopet, nuk kënaqet dhe në fund nuk gjen paqe. Ai do gjithmonë më shumë.
Duke i pasur parasysh të gjithë këto fakte historike, përse shpresojnë disa shqiptarë që kësaj radhe, pra përse mendohet që pikërisht me Zajednicën do të arrimë appeasementin, që do ta paqëzojmë më në fund agresorin grykës e të pangopshëm Serbinë?! Është kjo naivitet, primitivitet i popullit shqiptarë apo të dyja?
Rruga Press