Lajme

Këlliçi: Zgjedhjet, një farsë e organizuar nga shteti dhe krimi i organizuar

Drejtuesi politik i Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale pas përfundimit të procesit zgjedhor, duke shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e strukturave të PD-së në njësinë nr. 9 të kryeqytetit.

Në një postim në Facebook, Këlliçi falenderon veçanërisht kryetaren e degës, Eda Grimci, si dhe dy kandidatët Dhurata Çupi dhe Edith Harxhi, për angazhimin e tyre të palodhur në një garë që ai e cilëson si të pabarabartë dhe të manipuluar.

Sipas tij, përballë qëndronte një makineri shtetërore që përdori çdo mjet për të deformuar vullnetin e qytetarëve, duke përfshirë burime shtetërore, financime nga krimi i organizuar dhe manipulime të hapura të votës. Megjithatë, Këlliçi nënvizon se ekzistenca e opozitës së lirë mbetet një shpresë për demokracinë dhe për zhvillimin e zgjedhjeve të lira në të ardhmen.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Dëshiroj sot të shpreh një falenderim të veçantë për demokratët e degës Nr. 9 [🙏🏻]
Duke nisur me kryetaren, të palodhurën Eda Grimci dhe kandidatet tona, dy zonjat e nderuara Dhurata Çupi dhe Edith Harxhi, duke vazhduar me shtabin e degës dhe të gjithë trupën elektorale që dhanë kontributin e tyre me një sakrificë të jashtëzakonshme, në një garë të pabarabartë dhe të padrejtë që u provua të ishte thjesht një farsë elektorale!
Sigurisht që rezultati nuk i reflekton përpjekjet tona të përbashkëta. Përballë kishim një makineri të tërë shtetërore që përdori çdo burim në dispozicion për të deformuar vullnetin e shqiptarëve. Që nga burimet shtetërore dhe ato financiare të krimit të organizuar e duke vazhduar me mbushjen e kutive me vota me ngjyra të ndryshme, të ardhura me ‘Trenin Bullgar’.
E megjithatë, vetë ekzistenca juaj si faktorë të lirë në politikë, jep shpresën se Shqipëria do meritojë zgjedhje të lira e të ndershme, si mekanizmi i vetëm demokratik për ndryshim.

Rruga Press

Lexo më shumë  Misioni monitorues italian: Kampi i Gjadrit duhet të mbyllet
YouTube player