Lajme

Këlliçi: Tuneli i Llogarasë i pakolauduar, SPAK t’i vendosë shiritin!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin “Oponencë” në News24, ka ngritur shqetësimin për sigurinë e tunelit të Llogarasë, për të cilin ministrja Belinda Balluku është marrë e pandehur nga SPAK.

Sipas Këlliçit, tuneli ende nuk është kolauduar dhe për këtë arsye përbën një rrezik potencial për jetën e qytetarëve që e përdorin.

“Uroj që të jetë vetëm një hipotezë, por kam një arsye për ta ngritur këtë çështje. I kam drejtuar një pyetje përfaqësuesve të Ministrisë së Infrastrukturës në komision: A është kolauduar tuneli i Llogarasë?” deklaroi Këlliçi.

Lexo më shumë  Kaja Kallas: Marrëveshjet për Kosovën, hap i rëndësishëm për qytetarët

Deputeti demokrat shtoi se nga përgjigjet e marra rezulton se nuk ekziston ende një akt zyrtar kolaudimi për tunelin, çka sipas tij duhet të kishte qenë një pikënisje hetimi për SPAK.

“Nuk ka një akt kolaudimi për tunelin e Llogarasë dhe kjo duhet të ishte sinjal që aty të vendosej shiriti. Larg o Zot të ndodhë ndonjë tragjedi,” theksoi ai.

Lexo më shumë  Nënshkruhet marrëveshja ndërmjet Komunës dhe MINT-së. Peci: 1 milion euro investim për Parkun Industrial në Mitrovicë

Këlliçi e konsideroi këtë fakt si një tjetër dëshmi të mungesës së transparencës dhe përgjegjshmërisë nga ana e institucioneve që menaxhojnë projektet publike, duke kërkuar ndërhyrjen urgjente të autoriteteve kompetente për të garantuar sigurinë e qytetarëve. /BW

Rruga Press

YouTube player