Këlliçi publikon 2 dokumentet, ja si Veliaj mashtroi Këshillin Bashkiak dhe grabiti 132 mln euro
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, i bëri thirrje SPAK që të nisë hetimet ndaj pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.
Këlliçi deklaroi se qëndrimi i Veliajt në detyrë, i jep atij mundësinë e prishjes së provave dhe zhdukjes së dokumenteve zyrtare, që e implikojnë atë drejtpërdrejtë në këtë aferë. Ai nxori dokumentet e firmosura nga Veliaj përmes të cilave kreu i bashkisë garantoi pagesat për këtë kontratë koncesionare 30-vjeçare
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi akuzoi kryetarin e bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj për grabitjen e 132 milion eurove përmes aferës së inceneratorit fantazëm të Tiranës. Këlliçi nxori dokumentet e firmosura nga Veliaj ku kryebashkiaku garantonte pagesat për këtë kontratë koncensionare 30 vjecare.
“Dy ditë më parë, kreu i organizatës kriminale 5D dhe pronari faktik i inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj, më në fund pranoi autorësinë e grabitjes së 132 milionë eurove në aferën korruptive të shekullit, inceneratorin fantazmë të Tiranës.
Me dy firmat e tij, të hedhura në mars 2017 dhe mars 2018, Erion Veliaj miratoi dhe garantoi pagesat për këtë kontratë koncesionare 30-vjeçare.
Ishte Erion Veliaj ai që mori kompetencat e Këshillit Bashkiak dhe Këshillit të Qarkut Tiranë, duke zhdukur në llogari offshore plot 132 milionë euro nga taksat e qytetarëve të Tiranës”.
Këlliçi solli në vemendje me zë dhe figurë sesi Veliaj mashtroi anëtarët e Këshillit Bashkiak Tiranë, duke u thënë se kontrata koncesionare për inceneratorin nuk kishte asnjë implikim financiar, dhe anashkaloi me vetëdije, vendimmarrjen e Këshillit Bashkiak Tiranë, siç e parashikon Ligji “Për vetëqeverisjen vendore”. Këlliçi theksoi se Veliaj vendosi më pas organizatën e tij të Bashkisë së Tiranës edhe në shërbim të biznesit të dherave, duke vjelë dhjetëra milionë euro shtesë nga kontrata koncesionare.
Këlliçi i bëri thirrje SPAK që të thërrasë dhe nisë hetimet ndaj pronarit faktik të inceneratorit të Tiranës, Erion Veliaj.
Afera e inceneratorit është grabitja korruptive më e dokumentuar me prova të pamohueshme, ndaj mos reagimi i deritanishëm i organit të akuzës dhe frika për të përmendur emrin e Erion Veliajt në dosje, janë tregues të qartë të kapjes dhe shantazhit që Veliaj po ushtron mbi SPAK.
Qëndrimi i Veliajt në detyrë, i jep atij mundësinë e prishjes së provave dhe zhdukjes së dokumenteve zyrtare, që e implikojnë atë drejtpërdrejtë në këtë aferë.
Këlliçi ftoi qytetarët e Tiranës, të dalin në protestë përpara Bashkisë Tiranë, ditën e enjte, më datë 11 prill, ora 11:00, për të kërkuar largimin urgjent nga detyra të Erion Veliajt dhe çuarjen e tij përpara drejtësisë.
Rruga Press