Lajme

Kearns për shkurtimet financiare të BE-së në Serbi: Brukseli më në fund po zgjohet

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar lidhur me mundësinë që Serbia t’i humbasë deri në 1.5 miliardë euro fonde të Bashkimit Evropian, ndërsa Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e ndërprerjes së tyre për shkak të prapakthimit demokratik dhe lidhjeve të ngushta të vendit me Rusinë.

Kearns ka shkruar në “X” se Brukseli më në fund po zgjohet dhe po reagon ndaj shuarjes së lirisë së mediave dhe shtetit të së drejtës në Serbi.

Lexo më shumë  Kurti uron Magyarin për fitoren në Hungari: Kosova mirëpret mbështetjen për vlerat e BE-së

Ajo ka shkruar se mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme.

“Brukseli më në fund po zgjohet ndaj shuarjes së ngadaltë të lirisë së medias dhe shtetit të së drejtës në Serbi. Veprimet kanë pasoja, dhe mbrojtja e lirisë së shtypit duhet të jetë e panegociueshme në pragun e Evropës, e aq më tepër për çdo anëtarësim të ardhshëm”, ka shkruar ajo.

Rruga Press

Lexo më shumë  Nafta çon drejt falimentit transportin me kamion/ Paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit
YouTube player