KryesoreLajme

Kearns pas deklaratave të Vuçiqit: Britania e Madhe duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan

Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka thënë se Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar duhet të fokusohet urgjentisht në Ballkan, pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq të premten.

E në reagim të shtunën, Kearns – e cila pati alarmuar e para për armatimin që futet në Kosovë një vit më herët – ka thënë se pavarësisht se po bëhen një vit nga sulmi në Banjskë, ende s’ka drejtësi e Serbia jo vetëm që s’po përballet sanksione, por po merr marrëveshje për litium e aeroplanë nga shtetet e Bashkimit Evropian.

Lexo më shumë  “Gjel grek” për festa, importi ul çmimet dhe dëmton fermerët në zonën e Lushnjës

“Pas deklaratave të mbrëmshme të presidentit Vuçiq, Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar, duhet që urgjentisht të fokusohet në Ballkan”, ka shkruar ajo në Twitter.

“Vuçiqi po thirret në librin e lojërave të Putinit, që përcakton planet për aneksimin e veriut të Kosovës. Kosova është shtet sovran. Ballkani duhet të largohet nga botëkuptimet ndarëse, populli në veri të Kosovës dhe serbët e Kosovës meritojnë më mirë, e jo që të jenë pengje në ambiciet irredentiste”, ka shtuar Kearns.

Rruga Press

Lexo më shumë  Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV
YouTube player