KryesoreLajme

Kearns: Një muaj prej kur Radoiçiq pranoi fajësinë për sulmin në Banjskë. Ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi, asnjë llogari për rolin e Beogradit

Deputetja britanike, Alicia Kearns ka rikujtuar sot se janë bërë një muaj që kur Milan Radoiçiq ka pranuar fajësinë për sulmin në Banjskë të Zveçanit, ndërkohë ai vazhdon të jetë i lirë në Serbi.

Kearns në një postim në X shkruan se kanë kaluar një muaj dhe asnjë përgjegjësi për rolin e Beogradit.

“Tashmë ka kaluar një muaj që kur Radoiçiqi ka pranuar fajësinë për sulmin paraushtarak në Kosovë me armë të ofruara nga Beogradi. Megjithatë ai mbetet i lirë në Serbi. Pa asnjë llogari për rolin e Beogradit.

Lexo më shumë  Kryeziu: Shtensionimi ka ndodhur, masat e BE-së duhet të hiqen

Unë i kam parë armët dhe kam takuar familjen e Afrim Bunjakut, ata meritojnë drejtësi…”, shkruan Kryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns.

Më 24 shtator Policia e Kosovës u sulmua në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku dhe u plagos një tjetër.

Në kundërsulm, Policia e Kosovës vrau tre terroristë dhe arrestoi disa tjerë.

Përgjegjësinë për sulmin e ka marr Milan RadoiçiqI që në atë kohë ishte nënkryetar i Listës serbe dhe person i afërt me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiqi. 

Rruga Press

Lexo më shumë  Këlliçi: Për pak javë karriera politike e Veliajt do mbyllet
YouTube player