Lajme

Kearns: Ngjarja në veri nxjerr në pah dështimet nga politikat që kënaqin autokratët

Kryetarja e Komitetit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka thënë se ngjarjet e fundit në veri të Kosovës nxjerrin në pah dështimet nga politikat aktuale të cilat nxisin autokratët.

Nëpërmjet një postimi në platformën X, të njohur më parë si Twitter, Kearns ka konsideruar që me zhvillimet e fundit janë vënë në horizont edhe gabimet e bëra në politikë.

Lexo më shumë  Murati për subvencionimin e tarifave të energjisë: Plotësoni numërin e saktë të pjestarëve të familjes

“Realiteti i tmerrshëm i ngjarjeve të kësaj fundjave në Kosovë është se ato konfirmojnë frikën tonë më të keqe, justifikojnë shqetësimet që kemi ngritur dhe nxjerrin në pah kaq shumë nga gabimet, papërshtatshmëritë dhe dështimet në parandalim të lehtësuara nga politikat aktuale të nxitjes ndaj autokratëve”, ka thënë ajo.

Një ditë më parë, Kearns ka thënë se nevojitet që urgjentisht të vendoset drejtësia dhe ekuilibri në qendër të qasjes ndërkombëtare ndaj Kosovës dhe Serbisë.

Lexo më shumë  Të arrestuarit në Kosovë për mbishkrimet nxitëse në gjuhën serbe, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Rruga Press

YouTube player