KryesoreLajme

Kearns: Mosekstradimi i Radoiçiqit nga Serbia inkurajoi sulmin në Ibër-Lepenc

Deputetja e Britanisë së Madhe, Alicia Kearns, ka thënë se Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë krah Kosovës kundër terrorizmit. 

Sipas saj, sulmi terrorist në kanalin e Ibër-Lepencit në veri javën e kaluar, ka qenë përpjekje për të shkaktuar dëm te civilët.

Kearns ka shtuar se dështimi i Serbisë për ta arrestuar dhe ekstraduar Milan Radoiçiqin dhe përgjegjësit e tjerë për sulmin në Banjskë, ka inkurajuar të tjerët që të vazhdojnë me akte të tilla.

Lexo më shumë  Nga Abdi Baleta në vitin 1995 te debati i sotëm për shitjen e tokës bujqësore

”Sulmi terrorist në rrugën ujore Ibër Lepenci në Kosovë ishte një përpjekje e qartë për t’i shkaktuar dëm civilëve përmes shkatërrimit të infrastrukturës kritike. Dështimi i Serbisë për të arrestuar dhe deportuar Milan Radoiçiqin dhe të tjerët përgjegjës për sulmin në Banjskë i inkurajon të tjerët të ndjekin shembullin e tyre, duke besuar se do të gjejnë strehë të sigurt pas akteve të tilla. Mbretëria e Bashkuar duhet të qëndrojë me vendosmëri me Kosovën kundër terrorizmit”, ka shkruar ajo në platformën “X”.

Lexo më shumë  96 organizata i kërkojnë Kuvendit të Shqipërisë të rishikojë ligjin për zonat e mbrojtura
YouTube player