KryesoreLajme

KDS fuqizon liderët e rinj, përmbyllen me sukses kurset kyçe të karrierës në FSK

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përmbyllur me sukses dy nga kurset kyçe të karrierës për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) – kursin e avancuar për lider dhe kursin e liderit luftarak.

Kursi i avancuar për lider kishte për qëllim ngritjen e aftësive profesionale dhe zhvillimin e njohurive të pjesëtarëve të FSK-së për udhëheqje efektive në nivel togu. Ky trajnim përfshiu module teorike dhe praktike, të ndërtuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë.

Lexo më shumë  Gërvalla: 7 qershori vulos në mënyrë të pakthyeshme ecjen përpara të Republikës së Kosovës!

Ndërkohë, kursi i liderit luftarak synoi përgatitjen e liderëve të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre, duke i pajisur ata me njohuri taktike dhe aftësi praktike për të vepruar në situata sfiduese dhe dinamike.

Të dy kurset kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në forcimin e zinxhirit komandues, rritjen e kapaciteteve udhëheqëse dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale të FSK-së. Ato paraqesin gjithashtu një hap të rëndësishëm në rrugëtimin profesional të pjesëtarëve të saj, duke shërbyer si bazë për avancim dhe zhvillim të mëtejmë në karrierë.

Lexo më shumë  OVL e UÇK-së që luftonte kundër Serbisë apo OVL e Lushtakut që dhunon qytetarë të Kosovës?

Rruga Press

YouTube player