KryesoreLajme

KDS fuqizon liderët e rinj, përmbyllen me sukses kurset kyçe të karrierës në FSK

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes (KDS) ka përmbyllur me sukses dy nga kurset kyçe të karrierës për pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) – kursin e avancuar për lider dhe kursin e liderit luftarak.

Kursi i avancuar për lider kishte për qëllim ngritjen e aftësive profesionale dhe zhvillimin e njohurive të pjesëtarëve të FSK-së për udhëheqje efektive në nivel togu. Ky trajnim përfshiu module teorike dhe praktike, të ndërtuara sipas standardeve të FSK-së për zhvillimin e liderëve ushtarakë.

Lexo më shumë  Ish-zëvendëspresidenti amerikan: Nëse Rusia merr Ukrainën, rendi i vjen Ballkanit dhe Polonisë

Ndërkohë, kursi i liderit luftarak synoi përgatitjen e liderëve të rinj për role udhëheqëse në nivel skuadre, duke i pajisur ata me njohuri taktike dhe aftësi praktike për të vepruar në situata sfiduese dhe dinamike.

Të dy kurset kontribuojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë në forcimin e zinxhirit komandues, rritjen e kapaciteteve udhëheqëse dhe përmirësimin e gatishmërisë operacionale të FSK-së. Ato paraqesin gjithashtu një hap të rëndësishëm në rrugëtimin profesional të pjesëtarëve të saj, duke shërbyer si bazë për avancim dhe zhvillim të mëtejmë në karrierë.

Lexo më shumë  Trumpi kërcënoi me tarifa prej 50%, BE bën thirrje për ‘respekt’ jo 'kërcënime'

Rruga Press

YouTube player
sqhrenfrdeit