Lajme

Katër shqiptarë të arrestuar për grabitjen milionëshe të Verrattit

Katër shqiptarë janë arrestuar nga policia spanjolle pasi dyshohet se ishin pjesë e grabitjes në shtëpinë ku po qëndronte ylli i Paris Saint-Germainit, Marco Verratti, ditë më herët, shkruan AFP të enjten.

Në total janë arrestuar gjashtë persona që dyshohet se kanë lidhje me vjedhjen e shtëpisë në Ibiza të hënën, aty ku mesfushori italian po kalonte pushimet me familjen e tij.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Dy persona u arrestuan në portin e Denia (Spanja lindore), katër të tjerë u arrestuan në Malaga (në jug).

Autoritetet spanjolle thonë se të gjashtë personat bëjnë pjesë në një grup kriminal të specializuar për grabitje.

Grabitja ishte vlerësuar në tre milionë euro, por Policia thuhet se ka rikthyer një pjesë të mirë të plaçkave.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Kurti prezanton sloganin e fushatës: “Nuk lëshojmë pe për një Kosovë më të drejtë dhe më të sigurt”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *