Lajme

Katër ditë zjarr në malin e Çikës, “zgjohet” Niko Peleshi, kërkon ndihmë nga ajri: Po vijnë dy avionë Canadair

Pas gati 4 ditësh nën pushtetin e flakëve, në malin e Çikës në Vlorë kanë mbërritur dy avionë Canadair. Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi thotë se avionët vjen si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile për Shqipërinë.

Po ashtu, ministri thotë se janë rreth 100 efektivë të Forcave të Armatosura dhe zjarrfikës që punojnë për shuarjen e zjarreve.

Lexo më shumë  Konjufca në Këshill të Sigurimit: Serbia të përballet me realitetin, ta njohë Kosovën

“Dy avionë të tipit Canadair për shuarjen e zjarreve vijnë si mbështetje nga Mekanizmi Evropian i Mbrojtjes Civile për Shqipërinë.

Sapo nisi  ndërhyrja nga ajri për fikjen e flakëve në malin e Çikës, ku prej orësh po punojnë edhe rreth 100 efektivë të Forcave të Armatosura, zjarrfikës, punonjës të emergjencave civile dhe strukturave vendore”, shkruan ministri Niko Peleshi.

Kujtojmë që prej 4 ditësh zjarri në malin e Çikës iu afrua edhe banesave pranë fshatit turistik të Dhërmiut.

Lexo më shumë  Uji, kapitali i fjetur i Shqipërisë, vetëm 1.8% përdoret për bujqësinë

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *