Sport

Kategoria Superiore/ Teuta nuk di të fitojë, Vllaznia e ndal me 10 lojtarë

Teuta-Vllaznia, supersfida e javës së 11-të e Superiores është mbyllur në barazim 1-1.

Teuta që vinte me një trajner të ri si Renato Arapi arriti të ndalte Vllazninë pas dy fitoreve radhazi teksa sfida u mbyll në barazim 1-1 por me disa polemika që kanë të bëjnë me arbitrimin.

Skuadra e Brdariç e nis më mirë takimin duke rrezikuar në disa raste teksa në 29 vjen dhe një episod I diskutuar ku Da Silva pengohet në zone por arbitri vijoi lojën ndërsa shkodranët protestonin.

Në 34’, Vllaznia merr një goditje teksa Ante Aralica me një ndërhyrje me taka të ngritura ndëshkohet me të verdhë por VAR e korrigjon duke i dhënë të kuq.

Ndeshja bëhet e ashpër dhe jepen disa kartona të tjerë të verdhë për të dyja ekipet ndërsa në 55’ zhbllokohet sfida me Teutën që shënon.

Pepi Giorgiev shërbehet në zone nga Vila dhe nuk gabon nga pak metra larg.

Vllaznia menjëherë hidhet në sulm dhe krijon 2-3 raste shumë të mira shënimi ku Da Silva dhe Hoxhaj shpërdorojnë shumë dhe vetëm në 70’ pas një aksioni model miqtë barazojnë.

Është Latifi që vuri barazpeshën i cili përfundoi një aksion të nisur nga Haka e Hoxhaj ndërkohë që menjëherë pas golit Vllaznia rrezikon të pësojë një tjetër gol por Koubembe nuk shënon.

Sfida ka emocione por në fund duhet të kënaqen me nga një pike me sfidën që mbyllet 1-1. Vllaznia mbetet e treta me 17 pikë teksa Teuta me 14 pikë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *