Bota

KATASTROFË përmbytjesh në Europën Perëndimore! Shkon në 180 numri i viktimave, mbi 1300 persona të zhdukur nga reshjet e shiut

Një katastrofë po ndodh në Europën Perëndimore! Reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje në disa shtete, duke lënë në total 180 viktima dhe mbi 1300 persona të zhdukur.

Të paktën 180 njerëz kanë vdekur dhe 1300 janë zhdukur pasi shiu i rrëmbyeshëm në Gjermani. 24 persona kanë humbur jetën në Belgjikë si pasojë e motit ekstrem, ndërsa në Luksemburg, Holandë dhe Zvicër janë shkaktuar dëme të shumta materiale. Moti i keq me reshje të dendura shiu bëri që të dilnin nga shtrati lumenjtë në Evropën Perëndimore, duke shkatërruar rajonin. Ditën e djeshme Kryeministri i Holandës, Mark Rutte për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, shpalli gjendjen e katastrofës kombëtare.

Lexo më shumë  Ministri francez i Mbrojtjes: Një ‘forcë e reagimit të shpejtë’ evropian mund të krijohet që në vitin 2025

Më e goditura ishte Gjermania perëndimore ku të paktën 45 njerëz u vranë, të shpërndarë në shtetin e saj më të populluar të Nordrhein-Westfalen dhe në Rhineland-Palatinate fqinje.

Qyteti i Schuld, në jug të Bonit, u prek më keq duke lënë 18 persona të vdekur dhe në qytetin afër Ahrëeiler me dhjetëra të zhdukur. Në atë zonë lumi Ahr shpërtheu brigjet e tij dhe rrëmbeu shtëpitë edhe kur njerëzit strehoheshin në çatitë e tyre.

Lexo më shumë  Vulini: Kush mendon keq për Putinin, mendon keq edhe për Vuçiqin

Kjo është tragjedia e krahasueshme më atë të vitit 2002 kur 21 persona vdiqën në Gjermani dhe la më shumë se më shumë se 100 të vrarë në të gjithë Evropën. Parashikimet e meteorologëve thonë se priten sërish reshje të mëdha shiu në pjesën më të madhe të Evropës Perëndimore, çka do të thotë se situata do të përkeqësohet.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *