Bota

Katari e ndalon birrën me alkool në ndeshjet e Botërorit

Organizatorët e Kupës së Botës do të ndalojnë shitjen e të gjitha birrave me alkool në tetë stadiumet e përdorura për turneun e futbollit, ka bërë të ditur për Associated Press një person me njohuri për vendimin.

Vendimi vjen vetëm dy ditë para fillimit të ndeshjeve në Katar.

Birra pa alkool do të jetë në dispozicion për tifozët në 64 ndeshjet, tha burimi i cili foli në kushte anonimiteti sepse organizatorët ende nuk e kanë shpallur vendimin.

Lexo më shumë  SHBA akuza të forta Rusisë: Ka shkelur traktatin për ndalimin e armëve kimike gjatë luftës në Ukrainë

Kompania mëmë e Budweiser, AB InBev, paguan dhjetëra miliona dollarë në çdo Kupë Botërore për të drejtat ekskluzive për të shitur birrën. Partneriteti i kompanisë me FIFA-n filloi në turneun e vitit 1986.

Kur Katari nisi ofertën e tij për të pritur Kupën e Botës, vendi ra dakord të respektonte partnerët tregtarë të FIFA-s dhe përsëri kur nënshkroi kontratat pasi fitoi votën, në vitin 2010.

Lexo më shumë  Macroni ripërsërit se nuk e përjashton dërgimin e trupave në Ukrainë

Në Kupën e Botës 2014 në Brazil, vendi pritës u detyrua të ndryshojë një ligj për të lejuar shitjen e alkoolit në stadiume.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *