KryesoreLajme

Kasami: VLEN-i do ta avancojë gjuhën shqipe dhe të drejtat e shqiptarëve

Kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami në një dalje për media foli edhe për ligjin për gjuhën shqipe. Kasami tha se keqqeverisja e BDI-së në të kaluarën ka ofruar zgjedhje gjysmake, duke shtuar se më shumë ka bërë politikë sesa që ka bërë vendime në të mirë të shqiptarëve.

Lexo më shumë  Protestë jashtë derës së Kushtetueses në Tiranë: Drejtësi për masakrën e Peshkëpisë

“Këto janë disa nga pasojat e keqqeverisjes së BDI-së në të kaluarën, ku ka ofruar zgjidhje gjysmake dhe sigurisht ka bërë më shumë politik sesa që ka bërë vendime në të mirë të shqiptarëve. Ne garantojmë se edhe situata me përdorimin e gjuhës shqipe dhe me avancimin e të drejtave të shqiptarëve në qeverisjen e koalicionit VLEN do të avancojë dhe nuk do të përkeqësime. Sigurisht, edhe në Gjykatën Kushtetuese ende ka mbetje nga pushteti i kaluar, të cilët do të mundohen që duke i shërbyer BDI-së, te krijojnë situata të tensionuara”, tha kryetari i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Lexo më shumë  Kuvendi mblidhet sot, shqyrton në lexim të dytë 10 projektligje, mban mbledhje edhe Kryesia
YouTube player
YouTube player