Lajme

Kasami: Kastriot Rexhepin dua ta shoh personalisht, jo nëpërmjet videove

Kryetari i Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, i ka bërë thirrje kryeministrit dhe qeverisë, që të japin llogari se ku ndodhet deputeti Kastriot Rexhepi.

“Qeveria duhet të jep përgjegjësi, nuk mund një deputet me imunitet të humbë dhe të mos dihet se ku është. Kjo është një situatë serioze. Deri sa nuk del para opinioni nuk është valide. Kastriot Rexhepi duhet të del me figurë”, tha Kasami.

Lexo më shumë  Britania mbështet Kosovën pa kushte anëtarësimin në KiE

Në momentin që po fliste Bilall Kasami u publikua edhe video-mesazhi i deputetit Kastriot Rexhepi. Por, Kasami tha se dëshiron ta shohë personalisht dhe jo nëpërmjet video mesazheve në rrjetet sociale.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *