Bota

Karl Nehammer do të jetë kancelari i Austrisë

Pas 24 orësh trazirash politike, Partia Popllore në pushtet e Austrisë e ka zgjedhur ministrin e Brendshëm, Karl Nehammer për tu bërë lideri i partisë si dhe kancelar i vendit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Nehammer do të jetë zgjedhja e tretë e partisë për detyrën e kancelarit brenda disa javësh, pasi Sebastian Kurz u largua nga pushtetit në muajin tetor.

Kurz momentalisht është nën hetim pasi u përfshi në një skandal korrupsioni.

Lexo më shumë  Digjet një fabrikë teknologjike në Berlin – ajo prodhon një armë të fuqishme të mbrojtjes ajrore, kishte furnizuar edhe Ukrainën

Të enjten ai dha dorëheqje edhe nga pozita e kryetarit të partisë duke u shkëputur kështu krejtësisht nga politika.

Në po të njëjtën ditë dha dorëheqje edhe Alexander Schallenberg që ishte në pozitën e kancelarit të Austrisë pas Kurz.

Schallenberg tha se ishte i bindur se vendi duhej të drejtohej nga i njëjti person që mban pozitën e kreut të partisë në pushtet.

Lexo më shumë  Britania sanksionon grupe dhe individë izraelitë për dhunën në Bregun Perëndimor

Partia Popullore (ÖVP) është në koalicion me të Gjelbërit, të cilët tërhoqën mbështetjen e tyre për Kurz kur prokurorët thanë se po hetonin atë./telegraf/

RrugaPress

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *