Kaq zgjati “instalacioni”. Hiqet pas disa javësh autobusi nga lumi i Lanës
Autobusin “Go Green” nuk do ta shikojmë më mbi lumin Lana. Kryebashkiaku Erion Veliaj ka dhënë urdhër që autobusi të hiqet. Në pamjet e ndara nga JOQ shihen vinçat pranë autobusit, që tani iu janë shkatërruar xhamat edhe dyert. Aksioni për heqjen e autobusit nisi mbrëmjen e kaluar.
Më 29 Prill, autobusi i linjës së “Go Green” doli nga rruga e përfundoi në Lanë. Nga ky aksident u plagosën 5 persona dhe paniku ishte i madh. Autobusi qëndroi për gjatë gjithë kësaj kohe mbi Lanë, veprim ky që sipas Bashkisë do t’i shërbente për sensibilizimin e drejtuesve të mjeteve. Bashkia nuk mendoi që sensibilizimi arrihet me rregulla, autobuzë cilësor dhe ruajtje rendi por fatëkeqësinë e ktheu në vend turistik duke larguar vëmendjen nga problemi i vërtetë.
Rruga Press