Opinion/Aktualitet

Kapriçot e “Shefe” Anisës nuk na bëjnë të harrojmë se në Shqipëri u vranë 4 vetë në 24 orët e fundit

Shkruan Taulant Halili

Prej 48 orësh policia, krimi dhe nënkomisarja Anisa Kostani, janë në një garë të ethshme mes njëra-tjetrës, se kush do të marrë më shumë vëmendjen e publikut për numër lajmesh dhe klikime.

Në 24 orët e fundit nënkomisarja Anisa Kostani mori vëmendjen e publikut pas sulmit të saj ndaj gazetarëve, por në asnjë moment nuk duhet të harrojmë se problemi real në Shqipëri janë vrasjet që po ndodhin çdo ditë në rrugë.

Në 48 ditët e fundit janë vrarë 4 persona. Mbrëmjen e së mërkurës në qytetin e Sarandës 20-vjeçari Xhanelo Tarja me profesion kamarier, i ka marrë jetën 42-vjeçarit Klodjan Bakia, vetëm pse ky i fundit kishte parkuar mjetin e tij në restorantin ku i riu punonte.

Pa u sqaruar ende mirë në media ngjarja e Sarandës, një tjetër krim i rëndë do të trondiste vendin, këtë herë të shtëna me armë dhe gjak do të vinin nga Elbasani.

18-vjeçari Holgito Peqini vret në mes të rrugës 33-vjeçarin Madrit Ulqinaku, babi i një vajze 8-vjeçare.

E gjithë ngjarja ndodhi vetëm për një fjalë goje, pasi miku i Holgitos, Klaudio Sallufi 33-vjeç pati një përplasje me fjalë me Madritin.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Sapo Holgito Peqini ka dëgjuar debatin mes mikut të tij dhe Madritit, ëhstë afruar menjëherë drejt tyre ke ka qëlluar me një plumb Ulqinakun, duke e lënë të vdekur në vend.

Menjëherë pas ngjarjes Holgito, Klaudio dhe miku i tyre 18-vjeçar Eiden Dino, i cili tashmë është arrestuar nga policia, ndërsa dy të parët janë ende në kërkim.

Gjakftohtësia dhe mënyra se si Holgito qëlloi pa pikë mëshire ndaj Madrit Ulqinakut, duket se është e trashëguar, pasi 18-vjeçari është nipi i Eduart Peqinit i njohur ndryshe si Mandela i Elbasanit, kreu i bandës më të rrezikshme gjatë vitit 1997-të.

E ndërsa mediat dhe gazetarët prisnin që mëngjesin e së enjtes të zbardhin më shumë detaje nga ngjarja e Elbasanit, por dhe për të ditur nëse policia kishte arritur të zbulonte diçka më tepër rreth ngjarjes, një tjetër ekzekutim merr vëmendjen, dhe është ai i vrasjes së dy të rinjve Shpati Lena 37-vjeç dhe Hakli Xhezo 34-vjeç.

Dy të rinjtë të cilët lëviznin me një makinë Benz B Class, u ekzekutuan pranë mbikalimit të Panajës, në aksin Fier-Vlorë, nga 3 persona të cilët udhëtonin me një mjet BMW.

Edhe në këtë ngjarje ashtu si në shumicën më të madhe të rasteve policia “mbledh gëzhojat” pasi autorët ikin gjithnjë në drejtim të paditur dhe mbeten të pa indetifikuar.

Lexo më shumë  𝐈𝐝𝐞𝐚𝐥𝐢𝐳𝐦𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐬𝐡𝐢𝐭𝐣𝐞: 𝟐𝟖 𝐍𝐞̈𝐧𝐭𝐨𝐫𝐢, 𝐝𝐢𝐭𝐚 𝐞 𝐅𝐥𝐚𝐦𝐮𝐫𝐢𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐫𝐞𝐚𝐥𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢 𝐪𝐞̈ 𝐤𝐞𝐦𝐢 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐭𝐮𝐚𝐫

Gjithë këto ngjarje kriminale zgjuan edhe njëherë fort reagimin e opinionit publik por edhe të njerëzve të medias (edhe gazetarët njerëz janë si gjithë ata që bëjnë profesione të tjera).

Por mesa duket revolta qytetare në rrjetet sociale por edhe ajo e gazetarëve, nuk i ka pëlqyer aspak nënkomisares Anisa Kostani, e cila filloi të sulmojë median, pasi sipas saj po i prishnin imazhin policisë që nuk ka kapur asnjë kriminel.

Dhe kështu 24 orët e fundit u duk sikur gazetarët dhe mediat ku ata punojnë harruan që në Shqipëri brenda 48 orësh patëm 4 viktima dhe se të gjithë po merren me nënkomisaren.

Por në realitet lajmet e zeza, vrasjet në mes të rrugës, ekzekutimet apo çdo krim tjetër në vend, nuk ka nënkomisare që ta bëjë të harrohet, vetëm në rast kur këto nënkomisare dhe nënkomisarë do të kryenin detyrën për të cilën paguhen dhe jo atë që duan të reklamojnë në Facebook, Instagram apo në ço lloj tjetër rrjeti social. /abcnews.al/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *