Lajme

Kapet kamioni me dru pa leje në Lezhë

Një 52-vjeçar në Lezhë është arrestuar, pasi transportonte dru pa leje me kamion.

“Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë kanë konstatuar se drejtuesi i mjetit, shtetasi D. Rr. po transportonte 13 metër kub lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme“, njofton Policia.

Mësohet se i arrestuari është banues në Vau i Dejës, Shkodër.

Gjithashtu, u procedua penalisht poseduesi i lëndës drusore, shtetasi R. N., 22 vjeç, banues në fshatin Kqirë, Pukë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *