Lajme

Kapen rreth 400 kg duhan kontrabandë në Gjilan

Në kuadër të luftës për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar rreth 390 kilogramë duhan në Gjilan.

Sasia e duhanit të konfiskuar është gjetur dje rreth orës 17:20 në Gjilan, gjatë kontrollit të një automjeti me targa të Serbisë. Me këtë rast janë kapur 240 kilogramë cigare të paketuara llojit Marlboro dhe 150 kilogramë cigare Dunhill.

Lexo më shumë  Dënimi i Salianjit/ Bardhi tregon vendimin e Grupit Parlamentar të PD: Ndërpresim marrëdhëniet institucionale me mazhorancën e Ramës

Prokurori kujdestar ka urdhëruar inicimin e rastit për kontrabandë me mallra, ndërsa malli i konfiskuar është dërguar në doganë për procedura të mëtutjeshme.

Rruga Press

YouTube player