Lajme

Kapen 2.2 tonë kokainë në Peru, në kërkim 2 porositësit shqiptarë

Policia peruane shkatërron bandën e kokainës, që vepronte mes Kolumbisë, Ekuadorit dhe Shqipërisë, dhe që “kokë” e trafikut ishin dy shqiptarë, ndaj të cilëve është lëshuar urdhër-arresti. Gjatë një aksioni të fundit ë quajtur “Bitcoin”, policia sekuestroi në Peru 2.2 tonë kokainë, ku u arrestuan shtatë persona dhe në kërkim janë dy shqiptarët.

Një sasi e madhe prej rreth 2.2 tonë kokainë është kapur në Peru. Mediet e huaja raportojnë se kokaina ishte fshehur në kutitë e shpargut.

Lexo më shumë  Mediat italiane: Presion i ri nga Rama për ‘Report’ pas akuzave për vëllain

Policia tha se droga do të dërgohej nga porti i Callao, pranë kryeqytetit peruan Lima, në Roterdam të Holandës.

Në pranga kanë rënë shtatë shtetas, ndërsa është lëshuar urdhër-arresti ndaj dy shqiptarëve.

Mediet e huaja raportojnë se kokaina kishte si destinacion Holandën, ndërsa shqiptarët e kishin fshehur në kanaçe.

Siç tha kreu i hetuesve peruan të drogës, César Echevarría, dy shqiptarët ishin autorët e trafikut të kokainës, ndërsa bëhet fjalë për një rrjet me lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Shqipërinë.

Lexo më shumë  Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Ndërkohë autoritetet peruane mësohet se kanë nisur koordinimin me autoritetet ndërkombëtare për të zbuluar vendndodhjen e dy shqiptarëve që kanë mbërritur në vendin tonë në koordinim me mafien shqiptare.

Droga e lëngshme ishte e kamufluar në kanaçe asparagues dhe ishte transportuar me një kamion në Portin e Callao.

Kreu i Drejtorisë së Ant-drogës në Peru, tha se kjo organizatë kriminale planifikonte të paguante kokainë me monedha virtuale (Bitcoin).

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *