Lajme

Kaosi te gjykata e Fierit, e ëma e Mateos së vrarë: Populli ku është, të na mbështesin këtu

YouTube player

Gjykata e Fierit u përshi në kaos mëngjesin e sotëm. Familjarë të Mateo Vasiut, 8-vjeçarit të vrarë nga fqinji Klodian Çalamani thyen derën e gjykatës para nisjes së seancës për masën e sigurisë duke u futur me forcë në ambientet e gjykatës.

Për disa minuta me radhë ata u përleshën me policinë duke kërkuar të jenë të pranishëm në sallë.

Uniformat blu i nxjerrin jashtë.

Lexo më shumë  Kurti uron Plenkoviqin: Kosova e vlerëson miqësinë me Kroacinë

Gjykata ka vendosur që seanca të jetë me dyer të mbyllura për çështje sigurie.

Të irrituar familjarët shprehën revoltën edhe jashtë gjykatës.

“Jam prindi që ma vrau. Më iku fëmija, mu pre ëndrra në gjysmë.Ta varin!” tha e ëma.

“Horror, e patë.”

“Kush ka fëmijë të vegjël në shtëpi na ndihmoni te gjykata, të kërkojmë drejtësi. Të varim këtë plehrë, të shpëtojmë fëmijët e tjerë. Populli ku është, të na mbështesin këtu”.

Lexo më shumë  Deputeti që kryeson delegacionin gjerman në KiE me kritika të forta: Këshilli i Evropës nuk duhet të diktohet prej Trumpit dhe Grenellit
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *