Lajme

Kaosi në Parlamentin e Shqipërisë, përjashtohen 4 deputetë të PD, nga 6 që kërkuan socialistët

Sekretariati i Etikës i mbledhur këtë të mërkurë ka vendosur përjashtimin me 10 ditë nga seancat plenare dhe komisionet parlamentare deputetët e PD; Flamur Noka, Flamur Hoxha, Bledjon Nallbati dhe Gazment Bardhi.

Ndërkohë për dy deputetet Sorina Koti dhe Albana Vokshin nuk është marrë asnjë masë, pra nga 6 deputetë për të cilët është kërkuar përjashtimi nga ana e Partisë Socialiste, Sekretariati i Etikës e ka marrë këtë masë vetëm për katër prej tyre.

Lexo më shumë  “I thyen hundën”/ Qytetari në protestë denoncon dhunën ndaj të birit: E mbajtën tre ditë në komisariat pa ndihmë mjekësore

Masa për deputetët është marrë nga Sekretariati i Etikës pas incidenteve të shkaktuara në seancën e të hënës. Në atë seancë ishte parashikuar votimi i buxhetit për 2024 dhe ndërsa deputetët e opozitës ndezën tymueset, kryeparlamentarja dhe depouteët e mazhorancës vijuan me votimin.

Ndërkohë që një flakadan shkaktoi nisjen e flakës në parlament, seanca u mbyll me mitatimin në parim të buxhetit për vitin 2024.

Lexo më shumë  Tensionet para Ministrisë së Arsimit, policia hedh ujë me presion në drejtim të protestuesve

Rruga Press

YouTube player