Sport

Kaos te skuadra e Serisë A, rrezikon përjashtimin nga kampionati

Pasi arriti në limite të promovohej në Serinë A, Salernitana u duk se i zgjidhi problemet e veta. Klubi që ishte në pronësi të Klaudio Lotitos, presidentit të Lacios, nuk mund të merrte pjesë në këtë sezon për shkak të rregullores që nuk i lejon dy klube me të njëjtin president.

Për këtë klubit, aksionet e të cilave kaluan në pronësi të vëllait të gruas së Lotitos dhe dy fondeve që u zotuan të gjenin zgjidhje për situatën e vështirë financiare, iu vendos në dispozicion një kohë e caktuar për të gjetur blerës të tjerë dhe për ta shpëtuar skuadrën nga falimentimi.

Lexo më shumë  Hysaj flet para sfidës historike: Do japim gjithçka për të kualifikuar Shqipërinë, çunat janë të motivuar

Por afati skadoi më 15 dhjetor dhe asnjë blerës nuk është paraqitur.

Për këtë Liga Italiane ka bërë dje një mbledhje me të gjithë drejtuesit e klubeve që i kanë kërkuar organit të futbollit të zgjasë afatin deri në përfundim të sezonit, në mënyrë që t’i sigurojë Salernitanës vazhdimin e garës.

Vendimi do të vijë në ditët në vijim, por masat e marra pas falimentimit mund të përfshijnë përjashtimin nga Seria A në mes të sezonit.

Lexo më shumë  Robert Lewandowski për Shqipërinë: I respektojmë, kjo për ne është finale. Shqipëria gjithmonë ka qenë një rivale e vështirë për ne

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *