Bota

Çudit Kim Jong Un, iu ndalon të qeshurën qytetarëve për njëmbëdhjetë ditë!

Një vendim drastik dhe aspak normal është marrë në Korenë e Veriut, teksa të gjithë qytetarëve iu është ndaluar të qeshin dhe të konsumojnë pije alkoolike për njëmbëdhjetë ditë, për shkak të dhjetëvjetorit të vdekjes së ish-udhëheqësit Kim Jong II.

Autoritetet kanë urdhëruar qytetarët të mos shfaqin asnjë shenjë lumturie, ndërsa Koreja e Veriut përkujton vdekjen e tij, raportoi Daily Mail.

Lexo më shumë  Ukrainasit nisin 100 mijë dronë drejt trupave ruse: “Po na djegin, ju lutem na ndihmoni”

“Ne nuk duhet të konsumojmë alkool, të qeshim apo të argëtohemi gjatë këtyre ditëve”, tha një koreanoverior nga qyteti kufitar verilindor i Sinuiju për Radion Free Asia (RSA).

Ai theksoi se koreanoveriorët nuk u lejuan as të blinin sende ushqimore më datë 17 dhjetor të vitit të kaluar për përvjetorin e vdekjes së Kim Jong II.

Periudha e zisë që mbahet çdo vit për Kim Jong Il zgjat dhjetë ditë, këtë vit do të jetë njëmbëdhjetë ditë për të shënuar dhjetëvjetorin e vdekjes së tij.

Lexo më shumë  Ushtria amerikane publikon videon misterioze “Ghost in the Machine” për rekrutimin e ushtarëve të njësisë speciale

Kim Jong II sundoi Korenë e Veriut nga viti 1994 deri në vdekjen e tij në vitin 2011, ndërsa pushteti u pasua pastaj nga djali i tij i tretë, udhëheqësi aktual i vendit Kim Jong Un.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *