KryesoreLajme

Kaos në Parlamentin e Serbisë, rrahje e hedhje vezësh – nuk mungojnë as grushtat e tymueset

Në Kuvendin e Serbisë është duke mbretëruar një situatë e tensionuar, ku pak qaste me parë deputetët e këtij parlamenti ndërprenë seancën duke hedhur shkopinj, vezë e bombola tymi.

Aty nuk munguan as grushtet si dhe hedhjet me shishe mes deputetëve të pozitës dhe opozitës.

Në rend dite ishte planifikuar të shqyrtohen 62 pika, në mesin e të cilave edhe ligji për arsimin e lartë.

Lexo më shumë  Kërcënohet me vdekje gazetari Osman Stafa/ SafeJournalists kërkon hetim urgjent

Por derisa kryeparlamentarja Ana Brnabiq po konstatonte numrin e deputetëve që votuan ligjet e propozuara, filloi kaosi.

Deputet filluan me hedhjen e mjeteve të forta si shishe, shkopinj dhe madje shkuan deri në konfrontim fizik.

Duke parë se situata doli nga kontrolli, sigurimi i parlamentit u fut brenda për ta qetësuar paksa situatën.

Lexo më shumë  Provokim ushtarak pranë kufirit të NATO-s/ Droni rus godet trenin, shpëton ish-kryeministri britanik Johnson dhe delegacioni perëndimor

YouTube player