Lajme

Kaos në Kuvendin e Shqipërisë, deputetët e opozitës hedhin tymëse e kthejnë karriget përmbys

Deputetët e opozitës kanë bllokuar seancën duke vendosur karriget përmbys tek foltorja, si dhe kanë nisur me ndezjen e tymëseve.

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka ndezur disa tymëse në Kuvend, gjatë zhvillimit të seancës së sotme plenare.

Tymëset u ndezën pasi më herët deputetët e opozitës kanë përmbysur karriget, duke e bërë thuajse të pamundur zhvillimin e seancës plenare.

Lexo më shumë  Maqedonci: Jemi të përgatitur për çdo situatë dhe çfarëdo kërcënimi

Këto zhvillime vijnë pas protestës disa-ditore të deputetëve të opozitës, të cilët pretendojnë se Kuvendi është kthyer në një mekanizëm në shërbim të kryeministrit Edi Rama.

Kujtojmë se pak ditë më parë, disa deputetë të opozitës hyjnë nga dritaret në Kryesinë e Kuvendit, pas vendimit për përjashtimin e 26 ligjvënësve të opozitës nga Parlamenti.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Prokuroria i ngren aktakuzë për falsifikim të dokumenteve zyrtare Nexhat Fazliut, teksa “gazetari” Mehmetaj tentoi ta manipulojë opinionin publik duke e shpallur “hero”