BotaKryesore

Kaos mes Bjellorusisë dhe Polonisë, mbi një 1 mijë refugjatë bllokohen në kufi

BREST – Mbi 1 mijë refugjatë janë vendosur në kufirin mes Bjellorusisë dhe Polonisë në 24 orët e fundit.

Shteti bjellorus po dëbon një numër të madh emigrantësh të paligjshëm nga Iraku, Irani, Siria, Afganistani dhe vendet e Afrikës së Veriut të kalojnë drejt shtetit fqinj polak. Në rrjetet sociale po publikohen vazhdimisht kaosin e shkaktuar në kufirin mes dy shteteve. Kjo gjendje ka vendosur në alarm dhe Lituaninë, e cila po dërgon një numër të caktuar trupash ushtarake për të kontrolluar kalimin e refugjatëve.

Lexo më shumë  Miti i ekonomisë që mbahet nga paratë e drogës

Polonia dhe Lituania akuzojnë presidentin e Bjellorusisë Aleksandër Lukashenko se po krijon qëllimisht situatë delikate me përzënien e këtyre emigrantëve të paligjshëm. Mediat e huaja fajësojnë kreun e shtetit bjellorus se po tenton të destabilizojë Lituaninë, Poloninë dhe Gjermaninë.

Rruga Press

Lexo më shumë  E pazakontë/ Mbi 200 milionë më shumë në depozitat në euro gjatë majit në Shqipëri
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *