Opinion/Aktualitet

Kanë që nga tetori 2020 që mashtrojnë për Bypass-in në Gjirokastër

Shkruan Kreshnik Merxhani

Kanë që nga Tetori 2020 që mashtrojnë pa fund për Bypass-in në Gjirokastër.

Thanë që na e falën projektin, pastaj që u angazhua bashkia, pastaj që u angazhua FSHZH-ja… etj.etj.

Pastaj thanë që ska nevojë për plan lëvizshmërie siç e kërkonte UNESCO që në 2015, se po hapin segment të ri… (as e kishin idenë se çfarë kërkonte UNESCO e çfarë qe Plani i Mobilitetit që ska lidhje me segment të ri a të vjetër)!

Pastaj tha se e kanë njoftuar UNESCO-n.

Më vonë i dëshmuan publikisht kryeministrit se qenë konsultuar e madje kishin marrë leje nga grupi i punës që meret me Kalanë ( jalla) doli që mashtronin nga konfirmimet që bënë.

Pastaj, pas letrës nga ekspertët ndërkombëtarë që ja drejtuan Kryeministrit u përpoqën që me ca vegla të tyre të sabotonin qëndresën e drejtë por sja dolën.

Si e panë që dhe media i vuri me shpatulla pas muri, thanë që nuk qënkan punime për Bypass-in por janë duke mbyllur ca rrëshqitje aty te Ura e Nanxës.

Doli lehtë fare që ish mashtrim i pastër si nga prezantimi i parë që vet e pohuan, si nga tabela që ishte vendosur në ball të Bypass-it.

Pastaj thanë që ska arkeologji, që ska ura monument kulture, që UNESCO ju kish dhënë lejen me e-mail, që projekti nuk do ndalej dhe që kjo nuk rrezikonte ta fuste Gjirokastrën në listën e kuqe!

Flamuri që aq shumë e tundi ish ministrja se e nxori Gjirokastrën nga lista e kuqe (ishte afër por su fut prej moratoriumit të ndërtimeve) pas 8 vitesh pa asnjë restaurim në objektet monument nga fondet publike (dhe pse Këmbora bëri ca projekte skandaloze sa për sy w faqë që su financuan kurrë, kur Gjirokastra u përfshi në 1/12 vendodhje më të rrezikuara) i dha efektet dhe sot Gjirokastra është prap në zgrip të listës së kuqe jo për faj të saj por për faj të politikave të gabuara dhe pa vizion.

Gjirokastrës sot i thonë “fol” por mos mendo.

Bëj tallava por mos ruaj e zhvillo veten në përputhje me vlerat.

Bej fasada por mos ndërto struktura profesionale që të garantojnë prosperitetin.

Bej show sikur për bëhet nami edhe pse po i ikin krejt institucionet dhe po e kthejnë në qytet të dorës së tretë.

Merr fonde në tendera, por zbatimin e bëjnë klientët e pushtetit dhe lakejtë e pushtetit e kështu asnjë thërrime nuk ngelet për vet banorët.

Ke monumente të hatashme por lekët e biletave i mer qendra…. etj.etj.

E bukura që me këtë sheqer-zeher, po gënjehen një takëm dhe se kuptojnë që papërgjegjshmëria e pushtetarëve dhe klientëve të tyre konçensionarë, i vë në listën e kuqe të ardhmen atij qyteti.

Kështu ndodh kur këmbët i vëmë në vend të kokës.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *