Bota

“Kanë punuar kundër interesave të vendit tonë”/ Bullgaria dëbon 70 punonjës të ambasadës ruse

Ministria e Jashtme e Bullgarisë tha të martën se i kishte kërkuar Rusisë të reduktojë stafin e saj diplomatik në Bullgari dhe të tërhiqte 70 anëtarë të personelit deri më 3 korrik.

“Arsyeja e parë është reciprociteti… Së dyti, për shkak të veprimtarisë së kryer nga zyrtarët rusë, e cila u konstatua nga autoritetet kompetente bullgare si të papajtueshme me Konventën e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike,” tha ministria në një deklaratë.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Ndërkohë kryeministri bullgar në largim Kiril Petkov, ka deklaruar se diplomatët që janë urdhëruar të largohen, kanë punuar kundër interesave të Bullgarisë.

“Shërbimet tona të sigurisë i kanë identifikuar ata si njerëz të lidhur kryesisht me shërbimet e ruse dhe që kanë punuar kundër interesave të vendit tonë.

Dua të përgëzoj shërbimet bullgare dhe Ministrinë e Jashtme për punën e tyre. Unë dua t’u them të gjitha vendeve të huaja, jo vetëm Rusisë, se kushdo që punon kundër interesave të Bullgarisë do të përballet me punën e shërbimeve tona.

Ata që u dëbuan ishin të gjithë punonjës të ambasadës ruse dhe roli i tyre diplomatik ishte thjeshtë mbulim. Ata kishin kryer aktivitete jo-karakteristike për postet e tyre zyrtare ”, tha Petkov./ Marrë nga REL/

Lexo më shumë  I nominuari i Trumpit për shef të Pentagonit sulmon NATO-n e OKB-në

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *